Eleisi i Guinesë Një palmë e dëgjuar është edhe eleisi i Guinesë. Ai rritet me shumicë në të gjitha krahinat perëndimore dhe ekuatoriale të Afrikës, por sidomos rreth gjirit te Guinesë, prandaj dhe është quajtur palma ose eleisi i Guinesë. Nga tuli i frutit ose edhe nga farat e kësaj bime nxirren lëndë yndyrore me vlerë. Është llogaritur se nga 8-9 tonë fruta të kësaj palme nxirret rreth një ton vaj palme, që përdoret në disa degë të ekonomisë. Përveç eleisit të Guinesë, edhe nga fruti i disa palmave të tjera merren lëndë yndyrore.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Eleisi i Guinesë " është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/eleisi-i-guines%c3%ab