Palma e kokos   Palma e kokos është e përhapur në gjitha zonat bregdetare të krahinave tropikale të Tokës. Trungu i kësaj peme është i lartë rreth 30 metra. Në majë ai ka një kurorë gjethesh në formë pendore 4-6 metra të gjata, Kjo palmë quhet me këtë emër për shkak të frutit të saj që është i madh e që peshon rreth 1.5 kg dhe që quhet koko.      Pothuaj të gjitha. pjesët e trupit të kësaj bime shfrytëzohen nga njeriu. Nga trupi i saj nxirret një lloj lëngu i ëmbël dhe freskues, «qumështi i kokosë». Edhe fruti i kësaj bime, kokoja, mund të japë deri në 400 gr qumësht. Vaji që nxirret nga farat e kokos, quhet margarinë bimore ose gjalpë bimor. Ky lloj gjalpi, para se të përdoret për t’u ngrënë, përzihet zakonisht edhe me gjalpë të zakonshëm. Shfrytëzohen edhe penjëzat e kësaj palme. Me to përgatiten kavo të fuqishme për anijet, rrjeta peshkimi, rrogoza, qilima etj.

 

Në botën e bimëve

[cite]