Myku i thekrës Myku i thekrës është një lloj myku që zhvillohet. në bimën e thekrës. Ai prodhon një lloj lëngu që pëlqehet shumë nga insektet. Kështu që. për shkak të insekteve, që vizitojnë dendur bimën e prekur nga myku, ai përhapet edhe në bimë të tjera. Miceli i këtij myku formon një masë të zezë me ngjyrime në vjollcë. që quhet «sklerozë» e qe duket mirë në kallirin e thekrës. Myku i thekrës duhet të luftohet, sepse dëmton bimën dhe prodhimin. Po të ndodhë që masa e tij e zezë të përzihet me miellin e thekrës dhe të hahet, mund të shkaktojë helmime të rënda.          Jo vetëm myku i thekrës, por edhe shumë kërpudha të tjera të ulëta i dëmtojnë rëndë të mbjellat. Një nga këto kërpudha është, p.sh., ndryshku i grurit, i cili në gjuhën shkencore njihet me emrin Puccinia graminis. Po kështu kërpudha të tjera të ulëta që dëmtojnë bimët, janë dhe pranospora, që dëmton pataten, oidimi që dëmton hardhinë etj.

Në botën e bimëve

[cite]