Bimët monotrope Edhe bimët monotrope janë bimë parazitare. Këto bimë kanë lastarë jo të gjelbër, por me një ngjyrë të zbardhemtë ose me ngjyrë rozë. Ato bashkëjetojnë me micelet e kërpudhave, kapen pas rrënjëve të këtyre bimëve. Bimët monotrope ushqehen me lëndë organike që ndodhen në tokë, në shpërbërje e sipër, por më shumë ato ngjiten pas rrënjëve të bimëve të gjelbra, me anën e disa venduzave.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Bimët monotrope" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/bim%c3%abt-monotrope