Bima e bambusë              Bima e bambusë rritet në krahinat veriore të Indisë, në Japoni dhe në të gjitha zonat moçalore të Azisë së Mesme. Në këto krahina, që janë edhe vendprejardhja e bambusë, kjo pemë zhvillohet shumë mirë dhe, që në vitin e parë të jetës, lartësia e saj arrin rreth 30-40 metra, ndërsa diametri i trungut 20-30 cm. Lloje të ndryshme bambuje rriten edhe në zonat tropikale dhe subtropikale të ngrohta dhe me lagështirë të Evropës, të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës.           Kallamat e bambusë, me që janë elastikë, të fortë dhe shumë të qëndrueshëm, përdoren nga banorët e atyre vendeve për të bërë purteka për velat e anijeve, purteka për të mbajtur çatitë e kasolleve etj., kurse me penjëzat e bambusë bëhen kapele, rrogoza e shumë sende të tjera. Vendasit, kërcejtë e njomë të kësaj bime, që dalin mbi sipërfaqen e tokës, i valojnë, i sheqerosin dhe i hanë me shije.

 

Në botën e bimëve

[cite]