Piperka Shumë shkencëtarë janë të mendimit se piperka e ka prejardhjen nga gjiri i Meksikës dhe nga Amerika e Jugut, sepse banorët e këtyre viseve e kanë kultivuar këtë bimë perimore qysh para erës së re. Piperka bën pjesë në familjen e bimëve solanacee, në të cilën përfshihen edhe patëllxhani, domatja etj. Fruti i piperkës, që ne përdorim, sipas varietetit të bimës ka forma të ndryshme, mund të ketë formë pak a shumë të rrumbullakët ose edhe të zgjatur, si dhe ngjyra të ndryshme: të gjelbër, të verdhë, të kuqe të ndezur. Piperka përmban: glukozë, fruktozë, përmban proteina dhe pak yndyra e sidomos vitaminë C.
[cite]