Numri i farave të një bimë          Bimët kanë një aftësi të madhe për t’u shumuar, Numri i farave që formohen në frutën e tyre, është në përgjithësi shumë i madh dhe në disa raste arrin deri në disa milionë. Sigurisht pjesa më e madhe e këtyre farave humbasin, nuk mbijnë. Vetëm. një pjesë e vogël gjejnë kushtet e përshtatshme dhe arrijnë të riprodhojnë bimët.               

Ja disa shembuj: bima e grashinës gjethengushtë jep mesatarisht 89 fara; gruri dhe elbi, kur kultivohen në toka jopjellore, japin 6-8 fishin e numrit të farave që mbillen, ndërsa në kushte të mira japin 40-50 fishin e tyre; një lloj bime e quajtur kështarpa e rimtë jep 2500-5500 fara; kulmaku lëmshuk formon deri në 6700000 fara; një bimë e gjinisë Maxillari prodhon 6 kapsolla, çdo njëra prej të cilave përmban 1700000 fara.        

 

Në botën e bimëve

[cite]