Majdanozi Disa perime. si p.sh. lakra-sallatë, çikorja, majdanozi etj., quhen bimë barishtore. Këtyre bimëve u përdoren gjethet. Megjithatë duhet të themi se ka edhe perime të tjera, të cilave. krahas ndonjë organi tjetër, si p.sh. rrënjëve ose frutave, u përdoren për të ngrënë edhe gjethet. Majdanozi është një bimë perimore, së cilës i hahen gjethet. Gjethet e majdanozit përdoren shumë jo vetëm se përmbajnë një lloj vaji eterik, që u jep një erë të pëlqyeshme e një shije të mirë, por sepse përmbajnë edhe mjaft vitamina C dhe karotinë. Majdanozi përdoret edhe si bimë kuruese. Majdanozi kultivohet mjaft edhe në vendin tonë.
[cite]