Gjurmët e një jete të zhdukur

Gjurmët e një jete të zhdukur

Gjurmët e organizmave të gjallë të lashtë, të gjetura në shkëmbinjtë fundërresorë quhen fosile. Pjesa më e madhe e tyre ka qëndruar nëpër shkëmbinj për miliona vjet, pastaj janë nxjerrë në sipërfaqe nga veprimi i ngadalshëm i erozionit. Sot ato i gjejmë përsëri në faqet e rrëpira që formojnë luginat lumore, në shtresat shkëmbore të shpateve malore, përgjatë rrugëve të krijuara nëpër shkëmbinj, mbi shtratet e lumenjve, në shtresat qymyrgurore dhe në shpella; ato mund të gjenden në të gjitha ato zona ku ekzistojnë shkëmbinj fundërresorë. Disa filozofë grekë dyshonin mbi natyrën e vërtetë të fosileve, por nuk ia dilnin ta sqaronin atë.
Në shekujt e mëvonshëm, dhe veçanërisht në mesjetë, mbizotëruan ide të çuditshme: tipike qe bindja që fosilet ishin mbishkrime ose namatisje të shpirtrave të nëndheshëm. Në shekullin XV Leonardo da Vinçi, që e kishte parafytyruar drejt origjinën e shkëmbinjve fundërresorë, shprehu bindjen e tij që fosilet paraqisnin gjurmët e një jete mjaft të largët. Megjithatë, në gjysmën e parë të shekullit të tetëmbëdhjetë, në përgjithësi mendohej se fosilet ishin mbeturina të bimëve dhe të kafshëve të mbetura nga rrënojat e shkaktuara nga « të mbetura nga pak mijëra vjet më parë. Në vitin 1750 disa natyralistë, ndërmjet të cilëve Zhan Getar (studiues i njohur për kërkimet e tij mbi vullkanet e shuara të Francës Jugore), kishin vënë re se fosilet e gjetura nëpër shkëmbinj ishin zakonisht shumë të ndryshme nga format aktuale të jetës, dhe këto konstatime, duke iu shtuar bindjeve që shkëmbinjtë fundërresorë, në të cilët gjendeshin vetë fosilet e ardhura nga epokat më të lashta, i bënë ata të dyshojnë se fosilet duhet të ishin mbeturina të një jete shumë, shumë më të hershme.

Toka – Planeti ku jetojmë

[cite]