Çrregullimet cirkulatore të medullës spinale

Çrregullimet cirkulatore të medullës spinale
(Term neurologjik – Mjekësia)

Lezionet vaskulare të medullës spinale mund të jenë të dy llojeve – hemorragjike dhe iskemike. Qarkullimi i gjakut i medullës spinale Medulla spinale merrë gjak arterial nga 3 enë të gjakut dhe atë nga a. spinalis anterior, e cila kalon përgjatë fissurës së përparme mediane dhe furnizon 2/3 e përparme dhe 2 aa.spinales posterolaterales. Çdo arterie përbëhet nga shumë segmente individuale që janë të lidhura në mes veti përgjatë boshtit longitudinal dhe që marrin gjak nga burime të ndryshme arteriale. Në nivelin cervikal marrin gjak nga a. vertebralis, a. costocervicalis dhe trungu thyrocervical, më poshtë furnizohet nga a. segmentale që dalin nga aorta. Në embrion kemi aa.radiculare për çdo segment spinal, postnatal vetëm 6-8 prej tyre mbesin. Më e madhja nga këto quhet a.radiculare e madhe ose Arteria Adam-Kiewicz që zakonisht hyn në kanalin spinal në mes T10 dhe L2. Gjaku venoz kthehet përmes venave radikulare në vena cava.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]