Aleksia
(Term neurologjik – Mjekësia)

Aleksia është humbja e aftësisë së leximit. Tek sindroma Déjèrinë kemi alexi pa pengesa në shkrim që vjen si pasojë e pengesës në transmision në mes të korteksit të djathtë dhe të majtë asociativ, në gyrus angularis. Pacientët nuk dijnë të lexojnë, por dijnë të shkruajnë dhe nëse u shkruajmë shkronja në dorë ata mund ti qëllojnë. Shpesh shoqërohet edhe me çrregullim të dallimit të ngjyrave dhe hemianopsi homonime djathtas.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]