Anteriorinfarkti
(Term neurologjik – Mjekësia)
Infarktet e regjioneve që furnizohen nga a.cerebri anterior shfaqen në 5%. Simptomatologjia karakterizohet nga hemipareza kontralaterale sensomotorike me theks në këmbë, sindromë frontale me ngadalësim, çrregullim kortikal të vezikës urinare, dispraxi e dorës së majtë te lezionet e corpus callosum. Nëse përfshihen dy arteriet e përparme vjen deri te infarkti anteriobilateral me paraplegji të dy këmbëve, inkontinencë, paraqitjën e reflekseve primitive dhe abuli (mungesë patologjike e motivimit).
Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia
[cite]