Angiomatoza encefalofaciale – Sturge-Weber

Angiomatoza encefalofaciale – Sturge-Weber
(Term neurologjik – Mjekësia)

Angiomatoza encefalofaciale është sëmundje që shfaqet në fëmijëri me trashëgim sporadik ose dominant. Bëhet fjalë për një angiomë të kalcifikuar, të përzier kapilare dhe venoze të leptomeningjeve, zakonisht unilaterale me atrofi reaktive dhe gliozë të parenkimës fqinjë të trurit. Kalcifikimet intrakraniale në formë gjarpëri janë manifestime tipike radiografike. Manifestimet klinike përbëhet nga sulme epileptike, retardim mental dhe nganjëherë hemiparezë. Në fytyrë shfaqet hemangioma horvidale (nevus flammens) në të njejtën anë si lezioni në tru. Mund të shfaqen hidroftalmusi dhe glaukoma.

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]