Sëmundjet e sistemit ekstrapiramidal

Sëmundjet e sistemit ekstrapiramidal
(Term neurologjik – Mjekësia)

Sistemi ekstrapiramidal luan rol të rëndësishëm në ekzekutimin e proceseve motorike vullnetare dhe jovullnetare. Një nga funksionet e tij është që të kombinoj në mënyre eficiente komponente individuale motorike në plane komplekse të lëvizjeve dhe të mundësoj ekzekutimin automatik të këtyre lëvizjeve. Detyrat tjera të sistemit ekstrapiramidal janë të jep signale për inicimin dhe përfundimin e lëvizjeve si dhe të rregullojë tonusin muskular. Nukleuset kryesore të sistemit motorik ekstrapiramidal janë ganglionet bazale (caudate nucleus, putamen, globus pallidus). Komponente tjera janë nukleusi subtalamik në diencefalon dhe substantia nigra dhe nucleus ruber në mesencefalon. Lidhje ekstensive të fibrave lidhin këto nukleuse me njëra tjetrën dhe me fusha kortikale të larta motorike në talamus. Sistemi ekstrapiramidal ndikon në aktivitetin e motoneuroneve spinale përmes një numri të rrugëve spinale eferente dhe aferente. Lezionet e komponenteve individuale të sistemit motorik ekstrapiramidal shkaktojnë shumë çrregullime varësisht nga lokalizimi. Çrregullimet funksionale mund të manifestohen si eksces ose deficiencë e impulseve që inicojnë lëvizjet, lëvizjet automatike dhe/ose tonusit muskular. Mund të ketë zvogëlim të spontanitetit të lëvizjeve si hipokinezi, zakonisht e kombinuar me rritje të tonusit muskular p.sh. rigjiditet. Mund të shfaqen hiperkinezi të llojeve të ndryshme, të cilat mund të mendohen si ekspresion i pakontrolluar i programeve komplekse motorike që rezultojnë nga humbja e inhibimit normal nga sistemi ekstrapiramidal. Këto lëvizje të përsëritura jovullnetare përfshijnë chorea, athetosis, ballism dhe dystonia. Sindromet choreatike shpesh asociohen me humbje të tonusit muskular

Portali — Neurologjia
Portali — Mjekësia

[cite]