Hani i PRELË VUKTILAJT
Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi i shkrirë, tavë me patate, troftë, etj. të gjitha ushqime janë bio. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të mirë dhe të bukur me çardak të punuar me dru. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutorë si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha. Mund të akomodoheni në 4 dhoma me 12 shtretër. Çmimi është vetëm 25 euro, i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.
Vendndodhja: Lagja: “Velan” – Vermosh
Cel: 00 38 267 806 159
[cite]