Hani i ZEK CURRIT

Vendndodhja: Lagja: “Fshat” – Fushë Arrëz

Cel: 00 355 68 40 73 461

Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, mish gici, mish qëngji, mish viçi dhe mish pule, çervishi me lëng pule, fërliku, laknori, (i gatuar me bylmeti si qumësht, djathë i llojeve të ndryshme, kos, gjalp, mjaltë, vezë fshati, reçel i llojeve të ndryshme, kërpudha, fruta të stinës dhe të thata, raki dhe verë, etj.

Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të akomodoheni në 3 dhoma plot me dritë dhe ajër dhe në 7 shtretër shumë komod. Oborri i shtëpisë është një parajsë e vërtetë i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe. Aktivitetet që mund të ndiqni janë të larmishme dhe të shumllojshme, duke filluar nga piknikët e ndryshme në natyrë, ski, shëtitje në pyje dhe mal, shëtitje me varkë, speleologji, etj.

Çmimi është 15 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën.

Lloji i ushqimit që mund të konsumoni është ai tradicional i zonës, fli dhe tavë dheu, pite, mish në gaca, prodhime të ndryshme bylmeti si qumësht, djathë i llojeve të ndryshme, djathë i skuqur, pulë fshati, mish gici, mish viçi, mish derri, mish lepuri të egër, mazë malsie me djathë të njomë, mjaltë, vezë fshati, kërpudha, sallatë tradicionale, fruta të stinës dhe të thata, raki dhe verë, etj.

Shtëpia është në gjendje shumë të mirë dhe e pajisur me të gjitha orenditë e domosdoshme. Ajo ka dhoma fjetje, dhoma pushimi, mjedis gatimi, fasadë të shumë të bukur dhe një oborr shumë të madh e të gjelbëruar. Në oborrin e shtëpisë rriten pemë frutorë si qershi, mollë, kumbulla, rrushi dhe dardha. Oborri i shtëpisë është një relaks i vërtetë i mbushur plot me lule të bukura dhe shumëngjyrëshe, pemë frutore dhe gjelbërim. Ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në natyrën e bukur të Fushë Arrëzit.

 

Hanet e Shqipërisë

[cite]