Hani i LULASH KOMETËS

Vendndodhja: Lagja: “Okol” – Theth

Cel: 00 355 69 31 64 310

Çmimi është 15 – 20 euro i cili përfshin fjetjen, mëngjesin, drekën dhe darkën. Shërbimet që ofron janë shumë të mira, Akomodimi juaj mund të jetë një relaks i vërtetë. Ju mund të qetësoheni dhe mund të flini në 4 dhoma plot me dritë dhe në 6 shtretër. Oborri i shtëpisë së pushimit është i madh dhe i gjelbëruar i mbushur me pemë frutore si mollë, dardha, pjeshkë, kajsi dhe kumbulla.

Në këtë vend ju mund të zbaviteni duke u ngjitur në mal apo dhe të shëtitni në bjeshkë. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin prodhimet e bulmetit, qumështi, gjalpi, djathi, kosi, veza, mjalti, mish gici, mish qengji, patate, etj. Të gjitha ushqime bio.

 

Hanet e Shqipërisë

[cite]