Akl
(arabisht)

Arsye, mendje, inteligjencë; perceptim, mendim, intelekt etj. Sipas disave, akl është mjet natyror i njohjes së të vërtetës dhe të gabimit, pavarësisht nga autoriteti i Shpalljes. Edhe pse shpesh akli (arsyeja) dhe nakli (tradita) interpretohen si përjashtues të njëri-tjetrit, në islam (Kur’an dhe hadith), akli dhe nakli paraqesin një tërësi dhe secili vepron në domenin vet. Në filozofinë islame dhe në tesavuf akl është arsyeja metakozmike, kozmike dhe arsyeja mikrokozmike njerëzore. Aklul-evvel (intelekti i parë). Aklul-feaal (intelekti veprues). Aklul-kamil (intelekti i plotë, i përsosur. Aklul-mead (arsyeja e lidhur me ahiretin) etj.

Besimi — Mysliman

[cite]