Ashura
(arabisht)

Dita e dhjetë e muajit muharrem, dita e agjërimit vullnetar; dita e vrasjes së Huseinit, nipit të Pejgamberit a.s., në vendin e quajtur Qerbela në Irak; emër i ushqimit të veçantë, te ne është grurë i zier që shërbehet për ditët e ashureve. Myslimanët besojnë se në këtë ditë, Allahu i madhërishëm e shpëtoi Musain a.s. prej Faraonit. Agjërimi i kësaj dite është sunet i Muhamedit a.s.

Besimi — Mysliman

[cite]