Amr ibn el-As
(arabisht)
Shok i Muhamedit a.s., i cili u shqua si komandant i madh ushtarak. Ai e pushtoi Egjiptin. E ndërtoi një xhami në Kajro, e cila edhe sot e mban emrin e tij. Më vonë, Amri u bë mëkëmbës i Egjiptit gjatë kohës së Othmanit dhe Muaviut. Vdiq në Kajro, në vitin 43 të hixhretit.
[cite]