Asheretul-mubesh-shirine
(arabisht)
Dhjetë persona të përgëzuar me xhenet. Muhamedi a.s. i ka përgëzuar me xhenet dhjetë as’habë vijues: Ebu Bekr Es-Sidikin, Omer ibnul Hatabin, Othman ibnu Affanin, Ali ibnu Ebi Talibin, Talha ibnu Ubejdullahin, Zubejr ibnu El-Avamin, Abdurrahman ibnu Aufin, Sa’d ibnu Ebi Vekkasin, Seid ibnu Zejdin, Ebu Ubejde ibnu El-Xherrahun, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
[cite]