Ashura
(arabisht)
Dita e dhjetë e muajit muharrem, dita e agjërimit vullnetar; dita e vrasjes së Huseinit, nipit të Pejgamberit a.s., në vendin e quajtur Qerbela në Irak; emër i ushqimit të veçantë, te ne është grurë i zier që shërbehet për ditët e ashureve. Myslimanët besojnë se në këtë ditë, Allahu i madhërishëm e shpëtoi Musain a.s. prej Faraonit. Agjërimi i kësaj dite është sunet i Muhamedit a.s.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Ashura" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ashura