Bekimi

Në Dhiatën e Vjetër bekimi fillon nga Perëndia, që së pari bekon njerëzit dhe më pas krijesat e tjera (Gjeneza 1, 28). Ndërsa në Dhiatën e Re bekimi fillon nga Krishti (Joani 24, 50) dhe është shpirtëror. Në Adhurimin Hyjnor bekimi i Perëndisë ose i Krishtit transmetohet nëpërmjet klerikut që meshon me anën e lëvizjes të gishtërinjve së dorës së djathtë duke formuar kryqin. Me termin bekim kuptojmë një veprim të priftit për të bekuar njerëzit, shtëpinë, meshën etj. Bekimi shoqërohet me fjalët përkatëse dhe me bërjen e kryqit. Kemi Bekimin e Ujit, Bekimin e Vajit etj, që përkojnë edhe me shërbesat që ka hartuar kisha.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]