Aleksandër Lipe

Aleksandër Lipe

shqiptar ortodoks Aleksandër Lipe është ekzekutuar me vdekje më 4 korrik të vitit 1946 pas një gjyqi ushtarak. Ai u akuzua për një numër të madh fajesh, të cilat qenë vetëm inskenime të komunistëve. Kleriku Aleksandër Lipe ishte njeri me autoritet në Përmet, prandaj shihej me sy të keq nga rregjimi komunist. Atë e akuzuan si “agjent i italianëve, gjermanëve dhe grekëve”. Në predikimet e tij atë Aleksandri kritikonte ideologjinë komuniste, prandaj u quajt armik dhe duhej ekzekutuar. Kështu dha jetën për besimin atë Aleksandër Lipe nga Përmeti.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Atë Aleksandër Lipe, Ngjallja, gusht 1994, faqe 8.

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]