Kodrati
(greqisht: Κοδράτος) Kodrati është apologjisti më i vjetër i krishterimit. Ai ishte një nxënës i apostujve, të cilët e hirotonisën Kryeepiskop të Athinës. Nëpërmjet predikimit të tij shumë paganë përqafuan krishterimin. Ndër ta kishte shumë grekë të ditur, të cilët Kodrati me fjalët tij arriti t’i tërheqë te besimi i Krishtit. Apostull Kodrati u tregoi njerëzve rrugën e vërtetë, por shumë filozofë të asaj kohe duke mos e duruar këtë gjë, e dëbuan me forcë nga Athina. Për të shpëtuar nga përndjekja shkoi në Magnisia të Azisë së Vogël, ku predikoi me zell Ungjillin. Ai i shkroi perandorit një apologji për të mbrojtur kristianizmin. Perandori Adrian urdhëroi që Kodrati të vritej. Kështu pohuesi i madh i besimit mori kurorën e martirit. Lipsani i Kodratit ndodhet në Magnisia.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)