Kostandin Tuda

Kostandin Tuda

shqiptar ortodoks Kostandin Tuda (1971- ) ka lindur më 21 shkurt të vitit 1971 në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1972 me vdekjen e nënës Beatriçe dhe largimin e babait Llazarit, Kostandini mbeti jetim. Që kur ishte foshnjë, fati i rezervoi të kalonte sprova të vështira në jetë, të cilat e shoqëruan kudo jetimin nga Elbasani. Kujdestarinë e tij e mori gjyshja, e cila u kujdes për rritjen dhe edukimin me dashurinë për njerëzit dhe Perëndinë. Shkollën e mesme e kreu në gjimzazin “Kostandin Kristoforidhi” në qytetin e Elbasanit. Gjithashtu ka marë mësime për kanto në Liceun Artistik. Pas shumë peripecive të jetës, Kostandini arriti që në vitin 1998 të diplomohej në Akademinë Teologjike të Durrësit. Më 9 maj të vitit 1999 Kostandin Tuda u dorëzua në dhjak në Katedralen e Ungjillëzimit në Tiranë nga Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi Anastas. Në vitin 2003 filloi studimet në “Nju Jork University” në degën e “Administrim Biznesit”. Ndërsa në vitin 2005 ndoqi leksionet për Master në Akademinë Shqiptare të Diplomacisë, ku mbrojti disertacionin me temë: “Librat e Shenjtë Bibla dhe Kurani dhe ndikimi i tyre në botën e sotme të civilizuar”. Kostandin Tuda zotëron anglishten dhe italishten, të cilat i ka mësuar në mënyrë autodidakte. Më 6 shkurt 2011 u dorëzua prift dhe do të shërbejë si misionar në Sh.B.A.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]