Lutja

Lutja është komunikimi shpirtëror dhe mistik i njeriut shpresëtar me Perëndinë. Gjithashtu lutja është bashkëbisedimi shpirtëror i shpresëtarit me Perëndinë, gjatë të cilit njeriu flet me fjalë, ndërsa Perëndia i përgjigjet me realizimet konkrete të kërkesave të tij, d.m.th me prezencën e plotë dhe të pasur të të mirave shpirtërore dhe materiale, për të cilat njeriu ka shumë nevojë. Ka dy lloj lutjesh: 1-Personale, e cila bëhet nga vetë besimtari. 2-Kolektive, e cila celebrohet në Kishë. Lutjet qenë pjesë nga Psalmet, ndoshta lutjet judaike (lutja e 18 kërkesave) etj. Vetë Krishti u kishte lënë dishepujve lutjen Ati ynë. Të gjitha lutjet kishin karakter falenderues. Lutja është mënyra më e thellë e komunikimit të njeriut me Perëndinë. Zbulesat dhe dhuratat e Perëndisë janë dhënë nëpërmjet lutjes. Lutja zbret qiellin në tokë. Lutje e përditshme në kishë. Shënim i fillimit të ditës së re sipas kalendarit kishtar.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]