Mbajtësit e Kryqit

Mbajtësit e Kryqit

Më 17 mars të vitit 1991 në Kishën e “Shën Dëllisë” u zhvillua mbledhja, në të cilën u themelua shoqata “Mbajtësit e Kryqit”. Nismëtarët qenë Sotir Bambuli, Dhimitra Cico, Berta Dhimitri, Grigor Mulla, Jani Trebicka etj. Në këtë mbledhje historike kishte pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët gjetën mikpritjen e familjeve ortodokse korçare. Mbledhja filloi me një lutje të shkurtër dhe në vijim e mori fjalën Sotir Bambuli, i cili lexoi projekt-programin e shoqatës. Jani Trebicka raportoi për punën e shoqatës në organizimin e funksionimin e kishave dhe në vijim raportuan delegatët e Beratit, Pogradecit, Lushnjës, Durrësit etj. U lexua përshëndetja e teologut Dhimitër Beduli dhe në përfundim të mbledhjes u zgjodh kryesia e shoqatës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Sotir Bambuli, 17 mars-Liturgjia e parë në Korçë, Ngjallja, prill 1996, faqe 10.
2-Thimi Lapi, Një përvjetor domethënës i kishës së ringjallur, Ngjallja, mars 2006, faqe 9-10.

Besimi — Ortodoks

[cite]