Pendikostia

(greqisht: Πεντηκοστή) Pendikostia ishte njëra nga tri festat më të mëdha të hebrejve. Ajo ishte festa e korrjeve dhe e fryteve të para. Kjo festë kremtohej shtatë javë pas Pashkëve (Levitiku 23, 15; Ligji i Përtërirë 16, 9). Festa e Pesëdhjetores zgjaste vetëm një ditë dhe judejtë mblidheshin në tempull. Judejtë e konsideronin Jeruzalemin si qendrën e tyre fetare dhe kombëtare. Ata grumbulloheshin në Jeruzalem për festën e Pesëdhjetores ku festonin kalimin e Detit të Kuq. Pesëdhjetorja u kujtonte judejve traditën e ligjit të Perëndisë në malin e Sinait, të cilin e morën pesëdhjetë ditë pas largimit të tyre nga skllavëria e Egjiptit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]