Shën Gjergji

Shën Gjergji

Kisha Katedrale e Shën Gjergjit në Boston e cila është themeluar më 22 mars të vitit 1908 dhe është kisha e parë ortodokse shqiptare në Amerikë. Grupi nismëtar për themelimin e kryekishës së Shën Gjergjit përbëhej nga patriotë shqiptarë me ideale të larta ardhedashurie. Disa prej tyre qenë: Nikolas Kristofer, arkëtar, Xhorxh Toli, sekretar, Filip Vasili, ndihmëssekretar, Misto Millona, Harri Kaçka, Xhon Kozma, Kosta Racka etj. Klerikët që kanë meshuar në gjuhën shqipe në këtë kishë kanë qenë: Atë Theofan Noli, Atë Naum Çere, Atë Damian Angjeli, Atë Stathi Melani, Atë Nikolas Kristofor, Atë Dhosi Katundi, Atë Thimi Theodhosi, Atë Vangjel Çamçe, Atë Vani Çani, Atë Krist Elli, Atë Artur Liolin etj. Meritë për mbledhjen e fondeve për blerjen e katedrales së Shën Gjergjit ka Arkimandriti Thimi Theodhosi.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]