Vëllëzërit mbë Krishtin

Vëllëzërit mbë Krishtin

Vëllëzërit mbë Krishtin Shoqata u krijua në qytetin e Korçës, më 1940. Qëllimi i shoqatës ishte: Plotësimi i porosive të Krishtit sipas Dhiatës së Re si dhe bamirësi të ndryshme. Në përbërje të shoqatës kishte edhe figura të njohura si Mitrofori Atë Vasil Marko, Dr. Leonidha Naçi, Prof. Spiro Konda etj. Shoqata kishte anëtarët e korit të Shën Gjergjit, të cilët meshonin dhe njëkohësisht zhvillonin aktivitetin bamirës të kishës. Ndër anëtarët e kësaj shoqate të krishterë mund të përmendim: Sotir Tërova, Kiço Raci, Taqo Plaku, Sterjo Krushova, Maqo Guri, Taqo Stamuli, Vanthulla Sinica, Katina Tërpini, Parashqevi Cico, Persefoni Treni, Fani Poçari, Llazi Jarazi, Stavri Tira, Petraq Dimço, Josif Dhamiano, Guri Kotnani, Spiro Tërpini, Dhionis Furxhi, Kiço Panariti, Argjir Papavangjeli, Berta Naumi, Todi Dardha, Andrea Adhami, Jorgji Papailia, Minella Preveza, Atë Sotir Leka, Stavrofor Thoma Shkurti, Atë Kristo Katundi, Atë Thanas Grapshi, Atë Mihallaq Tërova, Sotir Tërpini, Kristaq Treska, Dhimitër Leka, Dhimitër Mano, Petraq Turtulli, Sotiraq Asllani, Petrqa Joga, Atë Petro Janaqi, Andrea Cico etj. Në vitin 1944 Shoqata Vëllezërit mbë Krishtin çeli shkollën e të verbërve, e cila u vendos në shtëpinë e Dhimitër Kostandinit.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Fori Tërpini, Si e gjeta rrugën e dritës, Kotti, Korçë 2001, faqe 231.

Besimi — Ortodoks

[cite]