(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1947, në fshatin Babinë të Tropojës. Më 14 korrik 1980, Gjykata e Rrethit të Tropojës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 3 vjet kohë (dënim i kombinuar). U arrestua sërish më 1985, dhe më 9 tetor të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e kryerjes së detyruar të agjenturës së huaj, tentativës së arratisjes dhe agjitacionit e propagandës kundër shtetit» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 383.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit