(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Një nga djemtë e regjentit të Shqipërisë, Gjon Çobës, diplomat. Lindi më 10 shkurt të vitit 1910, në Shkodër. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Torinos. Më 1936 u punësua në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku punoi në shërbimin diplomatik deri më 1944. Bashkëpunëtor i Riza Danit [shih]. U arrestua më 1946 pse kishte strehuar të vëllain, Ejëll Çobën [shih], dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie. Vdiq në Shkodër, më 1969. Agim Musta, Libri i zi i komunizmit shqiptar, Tiranë, 2007, XXV, f. 320; Ejëll Çoba, Jetë e humbun, Tiranë, 2010.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]