ARANITI Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1917, në Mallakastër. U arrestua më 3 nëntor 1944, dhe më 22 shtator 1945, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Durrësit e deklaroi «armik i popullit» dhe e dënoi me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Me dekret të Presidiumit të Kuvendit popullor, më 27 prill 1949 dënimi iu kthye në 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 711.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]