ARAPI Avni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 12 mars të vitit 1932, në fshatin Konispol të Sarandës. Më 16 dhjetor 1958, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi me 11 vjet burg, konfiskim të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë dhe heqjen e medaljes së dhjetëvjetorit të ushtrisë për «veprime përgatitore për arratisje». U lirua më 5 qershor 1965 për plotësim afati. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]