(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik, Guardijan i Kuvendit të Rubigut (1906), firmëtar i Memorandumit të Kuvendit të Greçes. Kreu Kolegjin e Fretërve Observantë në Bajzë të Kastratit (1883-1887). Novicijatin e filloi në Itali më 23 gusht të vitit 1886. U kthye në atdhe më 1892. Pas dekretit të 6 majit të vitit 1906 të Gjeneralit të Françeskanëve, të Përndertit At Dionis Schuler, që e shndërroi Misionin Françeskan të Shqipërisë në Provincë Misionare, u caktua Guardijan në Kuvend të Rubigut. Gjatë kohës që shërbente si famullitar në fshatin Traboin të Malësisë së Madhe (1910-1911), u vu në krye të kryengritjes antiosmane. Emri i tij është ndër 34 firmëtarët e Memorandumit të Kuvendit të Greçes (10-23 qershor 1911). U pushkatua. P. Donat Kurti, Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906), Shkodër, iii, viii, x, xi, xvi; Imzot Zef Simoni, Persekutimi i Kishës Katolike në Shqipni nga 1944-1990, në «Krishtërimi ndër shqiptarë», Shkodër, 2000.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit