(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 28 prill të vitit 1937, në fshatin Psar i Zi të Kolonjës. Më 2 qershor 1969, Gjykata e Fierit e dënoi me 12 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë». Gjatë revoltës së të burgosurve të Spaçit (21-23 maj 1973), ngriti flamurin kombëtar pa yllin komunist. Një ditë pas shtypjes së revoltës, më 24 maj 1973, Gjykata e Lartë e dënoi edhe me 25 vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë si «pjesëmarrës në organizatë kundër pushtetit popullor» dhe «agjitacion e propagandë». Vepra: «Mallkuar qofshin të liqtë» (poezi, poemë, tregim; Tiranë, 1996), «Përtëritje» (poezi; Tiranë, 1994), «Klithma shpirti», (poezi, tregime dhe novela; Tiranë, 2010). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 292.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit