(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. Lindi në Shkodër, më 8 gusht të vitit 1890. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane, kurse të mesmet në Seminarin Papnor të Shkodrës. U shugurua meshtar më 30 maj 1915 në Kishën e Seminarit. Për 26 vjet shërbeu si meshtar në Abacinë e Mirditës. Më 1946 u transferua në Kallmet të Zadrimës. U arrestua në prill të vitit 1949, me akuzën se «Në kishën e tij është organizuar mbledhja e organizatorëve të revoltës së Kallmetit, me synim rrëzimin e Pushtetit Popullor». Pas shumë torturash, vdiq në hetuesinë e Lezhës, më 12 shtator 1949, para se të dilte në gjyq. Trupi i tij i pajetë u hodh në një kënetë në afërsi të qytetit të Lezhës. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, Tiranë, 2007, Vol. II, f. 179-181; Pjetër Pepa, Të mbyturit ndër tortura, në «55», 27 dhjetor 2005, f. 6; Stephen Schwartz, Broken Promises, në «First Things», The Institute on Religion and Public Life, New York, April 2006.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit