CALA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë. Me shkresën e Prokurorisë Ushtarake të Vlorës, datë 27 nëntor të vitit 1945, u deklarua i ekzekutuar si «kriminel lufte». Për këtë arsye, më 20 dhjetor 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Topallti urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të patundshme. Urdhëri u përsërit dy muaj më vonë, më 18 shkurt 1946, nga po ky Komitet, kësaj radhe për sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 44, 18 shkurt 1946, fq. 3; Gazeta Zyrtare, nr. 77, 24 gusht 1946, f. 3.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]