(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Triepsh të Malësisë së Madhe. Mori pjesë në Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe, që shpërtheu në janar të vitit 1945. U arrestua në Selishtë, në shkurt të po atij viti, nga forcat jugosllave të udhëhequra nga Petro Bullatoviqi, dhe u pushkatua pa gjyq te kisha e Grudës, bashkë me Luc Prekën [shih], Dodë Lulgjurajn [shih], Gjergj Lulgjurajn [shih], Zef Miliqin [shih] dhe Gjelosh Gjokë Lacajn [shih]. Franz-Llesh Grishaj, Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945, Simpoziumi shkencor me rastin e 60 vjetorit të Rezistencës dhe Kryengritjes Anti- Komuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945, mbajtur në Sallen «At Gjergj Fishta» në Kishën Katolike Shqiptare të Shën Palit në Rochester Hills, Michigan, më 6 shkurt 2005.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit