DERALLA Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në qytetin e Tetovës, në Maqedoni, më 15 maj të vitit 1912. Më 2 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 721

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]