(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1925, në Tiranë. Më 7 janar 1947, me vendim nr. 8, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi për «krime kundër shtetit me bashkëveprim», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me dënimin. Më 1 tetor 1955, me vendim nr. 93, Gjykata ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 16 burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet. Më 9 shkurt 1980, me vendim nr. 59, Gjykata e Tiranës e dënoi për «agjitacion e propagandë», me 7 vjet burg. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.262-263
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]