(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër, më 16 shtator të vitit 1927. U arrestua më 11 shkurt 1957. Dy muaj më vonë, më 23 maj të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit», dhe e dënoi me dhjetë vjet burg, konfiskimin e pjesës së tij të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, humbjen e së drejtës elektorale për dy vjet kohë dhe zhdëmtimin e 17.100 lekëve. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 772; F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 774
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]