DIZDARI Avni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Rusan të Delvinës, më 16 janar të vitit 1932. U dëbua për «motive politike». Më 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Kamza e rrethit të Tiranës në rrethin e Shkodrës, prej vitit 1956 deri më 30 janar 1966. F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 506

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]