(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Nëpunës. Lindi në vitin 1902, në fshatin Mbrostar të Lushnjes. U arrestua në vitin 1947. Më 22 janar 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme, sepse, sipas Gjykatës, ai, bashkë me Isuf Hysenbegasin [shih], Hilmi Hysin [shih], Demir Kallaratin [shih], Surja Selfon [shih], Behxhet Shehun [shih], Adem Belin [shih] dhe Hivzi Kokalarin [shih], «duke qenë konsekuent të politikës së tyre kanë formuar Komitetin të Ballit Kombëtar në qendra të ndryshme si Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Berat e gjetkë, ku kanë ekzekutuar vendimet e Komitetit Qendror të përbashkët dhe nëpërmjet funksionarëve të UNRA janë lidhur me kriminelët e arratisur në Itali si Mitat e Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën e të tjerë, prej të cilëve kanë marrë udhëzime ndihma në të holla dhe u kanë dhënë informata të ndryshme». Gjyqet speciale të vitit 1948: Lista e personave të dënuar pas marrjes së pushtetit nga komunistët, në gazetën “Metropol”.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit