FILIPI Simoni
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Dajç të Shkodrës, në vitin 1930. U arrestua më 8 qershor 1951, dhe më 12 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës së kryer në repart kundra pushtetit popullor», dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave elektorale për 1 vit kohë. F. 1, Viti 2013, D. 9, F. 419-420.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]