JAKINI Jak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1903, në Shkodër. U arrestua më 24 qershor 1949, dhe më 12 maj 1950, me vendim nr. 218, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e strehimit dhe furnizimit të arratisurve» dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 109-110.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]