(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1918, në Laç. Më 22 gusht 1948, me vendim nr. 29, Gjykata e Pukës e deklaroi fajtor për «strehim të bandave të armatosura» dhe e dënoi me 2 vjet burg dhe punë të detyruar. U arrestua sërish më 1952, dhe më 31 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 322, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «përkrahje të kriminelëve të arratisur» dhe e dënoi me 18 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, V. 2014, D. 15, f. 264-265.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]