(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1873. Është internuar për motive politike. Më 18 prill 1994, me vendim nr. 28, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga Devolli në Valias (Tiranë), Cërrik, Tepelenë, prej 10 korrik 1950 deri më 30 dhjetor 1954 dhe dëbimit, prej 1 janar 1955 deri më 9 prill 1955. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 26, FL. 224-225.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]