KINA Bashkim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1936, në Elbasan. Më 21 tetor 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut, me anë të tentativës», me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. Më 28 tetor 1988, Gjykata e Elbasanit e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 85, 183-184.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]